Braimllari: Ligji për Teatrin është kriminal. Qytetarët do ju dënojnë si tradhtar
Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i LSI, Endrit Braimllari shprehet se qëndrimet e kreut të qeverisë për ligjin e teatrit janë mashtrime. Në një koment në Facebook, Braimllari thotë se standardi i qeverisë është vjedhja dhe mashtrimi.
Postimi i plotë i Braimllarit:
Është bërë normale që me këtë Kryeministër hajdut dhe me këto kllouna që vijnë vërdallë e shesin moral nëpër Tiranë të mos funksionojë asnjë princip i ligjit.
Prokurimet publike bëhen pa tender, cilëson auditi i BE dhe kjo është mëse e vërtetë sepse tenderat bëhen me negocim të drejtpërdrejt për t’ia dhënë klientëve të krimit të kësaj qeverie.
Ky është standardi i këtij kryeministri dhe kllounit të tij që shëtit nëpër Tiranë duke shitur moral, ndaj ju duhet trualli tek teatri. Me një ligj antikushtetues, hajdut dhe kriminal, jo se ju dhimbset teatri sepse teatrin aty e kishit pse nuk e ndërtuar, por ju duhen kullat klienteliste për të pastruar paratë e krimit. Kllouni del e shet moral dhe nga ana tjetër hajduti jep direktiva.
Mos u shqetësoni, qytetarët do ju dënojnë si tradhtarë jo vetëm kombëtar por dhe të interesave të qytetarëve të Tiranës por atëherë nuk do ketë më vend ku të lëpiheni sepse jeni zhytur në vetminë e krimit tuaj.
KOHA JONË SONDAZH

