Braimllari: LSI forcë e parë. Ne besojmë te fuqia transformuese e të rinjve të Kavajës

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari zhvilloi sot një takim me të rinjtë dhe strukturat drejtuese të LSI në qytetin e Kavajës. Gjatë fjalës së tij, Braimllari u shpreh se LSI-ja në zgjedhjet e ardhme do të jetë forcë e parë.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI se fitorja bazohet të fuqia e të rinjve. “Sot në takim me të rinjtë në Kavajë. LSI forcë e parë në Kavajë sepse LSI beson tek fuqia transformuese e të rinjve të Kavajës për t’i shërbyer çdo qytetari. Ne do fitojmë sepse ne jemi forca e të rinjve, jemi forca e shpresës dhe e besimit për një të ardhme më të mirë. Kavaja ka nevojë për energjinë pozitive të të rinjve. #LSI #NjeShansPerTeGjithe”,- u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i LSI.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?