Braimllari në protestën e Unazës së Re: Në këmbë kundër një kryeministri antikombëtar

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari, i cili ndodhet në protestën që po zhvillohet nga banorët e Unazës së Re, deklaroi se Edi Rama është kapur në vjedhje me projektin e kësaj zone.

Braimllari tha se kemi të bëjmë me një kryeministër antikombëtar që duhet të marrë ndëshkim ligjor. “Vazhdon protesta tek Unaza e Re. Qytetaret me te vendosur se kurrë. Edi Rama po vjedh hapur qytetaret me nje projekt klientelist dhe kriminal.

Edi Rama nje kryeminister injorant qe provokon qytetaret per te fshehur vjedhjen me te madhe ne histori, per 2 km rruge – 40 milione euro. Nuk do e kaloje me batuta dhe brekushe kesaj here sepse qytetaret jane ne te drejten e tyre legjitime. Qytetaret po protestojne per pronen e tyre, kunder nje kryeministri hajdut qe ka vetem nje mision, te dhunoje dhe te rrjepi qytetaret. Të gjithe ne kembe kundra ketij kryeministri antikombetar”,- deklaroi Braimllari.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/endritbraimllari/videos/1754393304672525/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?