Braimllari: Projektet e Ramës janë ”do të”, por fakt ka vetëm kanabizimin

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, denoncon se qeveria ”Rama 2”, me projekte, me planet për hapjen e vendeve të punës dhe për çeljen e negociatave është me ”do të”.

Me ironi ai thotë se fakt ka vetëm kanabizimin e vendit dhe se Shqipëria është bërë vend i pastrimit të parave.

”Ky Kryeminister ka vetëm një fakt kanabizimin e vendit dhe pastrimin e parave të trafiqeve, për këtë projekt nuk ka “do të” ky është fakt për shqiptarët”,-shkruan Braimllari në facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri imagjinar prezanton projekte të cilat gjithmonë për të janë “do të”. Ky ka ngel tek “do të” për projektet e zhvillimit të vendit. Ka ngel tek “do të” për hapjen e vendeve të reja të punës në vend, për stimulimin e biznesit të mesëm.

Ka ngel “do të” për të nxjerr vendin nga varfëria. Ka ngel “do të” për mundësitë që duhet të kenë të rinjtë në këtë vend. Ka ngel “do të” për proceset integruese të vendit.

Ky Kryeminister ka vetëm një fakt kanabizimin e vendit dhe pastrimin e parave të trafiqeve, për këtë projekt nuk ka “do të” ky është fakt për shqiptarët.

/Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?