FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Braimllari: Rama urdhëroi Drejtorin e Rendit që të dhunojë protestuesit

Deputeti i LSI-së Endri Braimllari, hedh akuzën se Kryeministri Edi Rama, ka urdhëruar Drejtorin e Rendit dhe Sigurisë në Drejtorinë e Policisë Gjovalin Loka, që të dhunojë protestuesit. Braimllari thekson se Gjovalin Loka kishte frikë të dilte nga zyra e komisariatit ku e mbyllte krimi i organizuar, ndërsa tani bën trimin duke dhunuar deputetët dhe qytetarët.

Prononcimi i plotë

Me urdhër të Drejtorit të Rendit, kanë ndërhyrë forcat speciale dhe na kanë goditur. Keni pamjet live të Flamur Nokës që e ngrenë në ajër dhe pas tij kam qenë dhe unë. Është e turpshme, ai drejtor policie nëse është aq burrë dhe aq trim, të vinte rendin dhe sigurinë publike në Shkodër dhe jo të fshihej nëpër komisariate. Se kishte frikë të dilte nga zyra e komisariatit se e mbyllte krimi i organizuar dhe bandat në komisariat. Dhe mos të vijë të bëjë trimin me forcat speciale duke dhunuar jo vetëm deputetët por dhe qytetarët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?