Braimllari-Ramës: Dëgjoi qytetarët, duan punë jo portale për show

Llogaridhënia e qeverisë u ndal këtë fundjavë në Elbasan. Përballë godinës ku kryeministri Rama po zhvillonte një takim të mbyllur me drejtorët e drejtorive, disa qytetarë të mbështetur nga deputetë e drejtues lokalë të PD-së u konfrontuan me policinë.

Pas kësaj situate, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, ju drejtua kreut të qeverisë me fjalët se nëse nuk ka nerva ti dëgjojë qytetarët, përse i thërret?

”Kryeministër arrogant dhe i papërgjegjshëm, i thërret në dëgjesë dhe nuk ka nerva t’i dëgjojë. Për çfarë e bën ky këtë llogaridhënie me publikun, për show??”,-shkruan Braimllari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, deputeti i LSI-së tha se qytetarët nuk duan portale, por punë. ”Ki durim dëgjo deri në fund mos bëj rolin e dirigjentit. Kështu është kur nuk qeveris dot, nuk di ç’tu thuash qytetarëve. Qytetarët nuk duan portale partiake o kryeministër, duan punë, siguri publike, mirëqenie dhe shpresë për të ardhmen”,-shton më tej në facebook, deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?