FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Braimllari: Siguria Kombëtare, komision eskursionesh

Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari, shkruan se komisioni i Sigurisë Kombëtare është kthyer në një komision eskursionesh. Në një status në facebook, ai shton se ndërkohë që sot duhet të diskutohet për ekstradimin e Nezar Seitit, e mjaft çështje të tjera, që kanë cenuar rëndë sigurinë kombëtare.

“U bë e disata herë që njoftohemi si anëtarë të Komisionit të Sigurisë Kombëtare për vizita njohëse nëpër godina të ndryshme të vendit. Në komisionin e sigurisë kombëtare nuk diskutohen çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me thelbin e tij, çështje të sigurisë kombëtare. Sot në komision duhet të diskutohet për ekstradimin e Nezar Seiti, për çështjen e radarëve që fiken dhe ndizen sa herë që do bosi i drogës, për krimin e organizuar, per vrasjet që ndodhin në mes të ditës në sy të qytetarëve, për trafikun e drogës, për anijet e peshkimit që i mungon sinjali GIS i sistemit Bluebox, duke cënuar rëndë sigurinë kombëtare”, shkruan Braimllari.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?