FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Braktisja e Akademisë nga qeveria, Vasili: Inkuizicion mesjetar i kryeministrit, pjellë e padijes

Kryeministri Edi Rama duket se ka qenë kundër zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Këtë e tregoi sot në dy raste kur Rama foli përmes rrjeteve sociale para dhe pas zgjedhjeve për kreun e ri të Akademisë së Shkencave, ku theksoi se tani akandemikët duhet ti gjejnë fondet vetë për kërkimin shkencor, duke nënkuptuar kështu një braktisje nga ana e shtetit për Akademinë e Shkencave.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar sërish kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili e quan këtë sjellje të kryeministrit Rama si mesjetare dhe ajo çfarë po i bëhet Akademisë së Shkencave është një inkuizicion, që është pjellë e padijes dhe antishkencës e Ramës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i Vasilit

Swiss Digital Mobile Reklama

Akademia e Shkencave ka nevojë për reformim, por jo për inkuizicionin financiar të Kryeministrit.

Shkenca nuk ka nevojë për asgjësim, rrethim dhe izolim.

Shkenca ka nevojë për mbështetje, përkrahje, legjislacion të ri të përparuar dhe reformë të thellë.

Inkuizicioni mesjetar i kryeministrit pjellë e padijes dhe anti-shkencës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?