FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bregu: Basha, dili për Zot dorëheqjes, PD nuk e meriton katastrofën

Pas deklaratës të Lulzim Basha, ka reaguar edhe ish-deputetja Majlinda Bregu. Me një gjuhë të rëndë ka rezultati dramatik i PD-së në zgjedhjet e 25 qershorit, Bregu i ka kërkuar Bashës që ti dalë për Zot dorëheqjes. Akuza e saj është se ky rezultat katastofik, PD-ja nuk e meriton.

“Sot duhet t’ i dilte për Zot, dorëheqjes së tij si përgjegjësi i vetëm për katastrofën e pamerituar në të cilën gjendet sot PD! Si përgjegjesi i vetëm për shkatërrimin e strukturave dhe mospërfilljen e forumeve vendimarrëse të PD! Por prej sot,duhet t’i dalë për Zot dhe akuzave plot dramacitet infantil për kurthe e armiq klase! Give me a break Lul! In defeat, defiance! Ne humbje, mosbindje! Nuk përpjestohet humbja! A do gjesh ndonjë ditë kurajo t’i thuash vetes të vërteta para pasqyrës?”, shkruan Bregu.

Sipas Bregut, shqiptarët folën më 25 qershor, ndërkohë që demokratët thirrën edhe më fort me mungesën e tyre. 190 mijë vota minus, shkruan ndër të tjera ish-kryetarja e Komisionit të Integrimit, e cila mbeti jashtë listave të PD-së për deputetë në legjislaturën e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe pyetja në fund thotë më shumë sesa statusi: A do të gjesh ndonjë ditë kurajo t’i thuash vetes të vërteta para pasqyrës?

Swiss Digital Mobile Reklama

Statusi

Folën Shqiptarët më 25 Qershor! Demokratët thirren edhe më fort me mungesën e tyre! 190 mijë vota minus! Lulzim Basha belbëzoi zëmekur “ngrirjen” e tij duke ua lënë fajin të tjerëve! E para, “Ngrirja” nuk është as akt juridik as statutuor dhe as politik!

Lulzim Basha i doli për Zot listës dhe vendimëve të tij! I doli për Zot standartit të zgjedhjeve me përfshirjen e ministrave në Qeveri!

I doli për Zot kontrollit e drejtimit të ndërrmarrjeve me buxhet financiar për “të mbyllur” rubinetin e përdorimit të parave publike në fushatë!

I doli për Zot projektit të tij të Republikës së Re me premtimin se do ishte KM i saj! I doli per Zot mitingjeve dhe një fushatë pa shpirt, pa frymë duke e quajtur më të mirën e më masivën që kishte parë PD!

Ai njësh-i, ne isha-t!
Ai i dlirë, ne mëkatare!

Sot duhet t’ i dilte për Zot, dorëheqjes së tij si përgjegjesi i vetëm për katastrofën e pamerituar në të cilën gjendet sot PD!

Si përgjegjesi i vetëm për shkatërrimin e strukturave dhe mospërfilljen e forumeve vendimarrëse të PD!

Por prej sot, duhet t’i dalë për Zot dhe akuzave plot dramacitet infantil për kurthe e armiq klase!

Give me a break Lul! In defeat, defiance!

Në humbje, mosbindje! Nuk përpjestohet humbja!

A do gjesh ndonjë ditë kurajo t’i thuash vetes të vërteta para pasqyrës?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?