Bregu: Ka një përgjegjës për vonesën e ndërtimit të Xhamisë, Edi Rama‏

Sipas saj, Rama për 11 vite si kryetar i Bashkisë së Tiranës, ai nuk i dëgjoi dhe nuk u konsultua as një ditë të vetme me përfaqësuesit e komunitetit, por tentoi t’u shesë atyre një projekt të dizenjuar në ateliene e interesave të tij, në kundërshtim me ligjet dhe me kodin etik të komunitetit musliman.

“Dhe kur me ndryshimin e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, zëri i komunitetit u degjua, xhamia u pojektua, trualli u negociua sepse natyrisht akush nuk mund te pranoje të falet në një objekt kulti ku nuk është respektuar e drejta e pronësisë, shfaqet sërish Edi Rama që e bllokoi projektin”, shtoi ajo.

Duke përfunduar se Rama sot bëri hipokritin, duke u lënë në dorë një copë letër myslimanëve.

“Ai nuk mund të lajë duart me Xhaminë që e ka bllokuar prej 13 vitesh tashmë, 11 vite si kryetar bashkie e pothuaj dy vite si kryeministër. Nuk mund t’u lërë në derë besimtarëve një objekt të shenjtë kulti, me konflikt pronësie në mes”, sqaroi Bregu. 

SHKARKO APP