FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bregu kritikë Bashës: Na humbe 2 muaj kohë, të pranoje që në prill

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka reaguar për marrëveshjen e arritur Rama-Basha për zgjidhjen e krizës dhe për të shkuar në zgjedhje edhe partitë opozitare.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Bregu thotë se për të është i rëndësishëm fakti se PD do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 Qershorit, dhe jo detajet teknike të marrëveshjes që ajo e cilëson politike.

Bregu nuk harroi as të thumbonte Bashën kur tha se po të ishte pranuar marrëveshja më parë, do kishin 2 muaj më shumë kohë për zgjedhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

POSTIMI I PLOTE
Detajet teknike të Marrëveshjes Politike për mua sot janë të parëndësishme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rëndësia e të sotmes është se Partia Demokratike do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 Qershorit.

Kjo është ajo që desha dhe për hir të kësaj nuk zgjodha heshtjen komode, por vendosa t’I them hapur ç’kisha.

Këtë deshën dhe për këtë u përpoqën të gjithë miqtë europianë e ata përtej oqeanit.

Kjo është ajo për të cilën u investuan Partitë Popullore Europiane dhe këtë kishte bazë paketa e 25 Prillit e propozuar nga David McAllister.

Nëse do t’i kishim thënë PO, atij propozimi një muaj më parë, do t’i kishim kursyer vetes nerva, telendisje dhe paranoien e gjetjes së armikut të brendshëm e të jashtëm.

Do të kishim patur edhe dy muaj më shumë kohë për t’u organizuar për zgjedhjet.

Por më mirë vonë se kurrë. Rëndësi ka që Vota nuk do t’i mohohet askujt!

Një Falenderim për të gjithë miqtë që u përpoqën të na ndihmonin me arsye, kur arsyeja e shëndoshë ishte ajo që na mungoi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?