Bregu mesazh: Për ata që politikën e përdorën si bankomat dhe frymëzojnë sa një gjinkallë

E pranishme në Forumin e Parë të Komunikimit, deputetja e PD-së Majlinda Bregu ka lëshuar një tjeter mesazh me sfond politik.

Bregu ka thumbuar ata që sipas saj, e kanë përdorur këtë të fundit si bankomat. Deputetja shton se gjithçka nis e mbaron tek komunikimi, ndërsa këshillon që të vërtetë bëhemi vetëm atëherë kur flasim mendjehpur.

STATUSI I BREGUT
Gjithçka nis e mbaron tek komunikimi. Sa më shumë të flasim mendjehapur, aq më të vërtetë jemi.
Të komunikojmë me njëri tjetrin,atë që pëlqejmë ose atë ç’ka se pranojmë dot, për asnjë lloj kompromisi a marrveshje, që mund t’na hyjë në mes.
Për tradicionalen dhe të renë, për të shkuarën dhe të sotmen, kur jo pak herë e thëna merr dhenë, duke mos përcjellë asnjë të vërtetë.
Për gjuhën politike e cila kur vjen puna te e vërteta është e drunjtë. Për ata që politikën e përdorin si bankomat dhe që frymëzojnë aq sa mund të frymëzojë një gjinkallë.
Të flasim por të mos fryjmë e shfryjmë, të mos baltosim askënd duke abuzuar mbi lirinë e fjalës, konceptin e së cilës mesaduket shumë se kanë kuptuar ende.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?