FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bregu shpërthen në mbledhjen e kryesisë së PD: Ka 4 vjet që ka nisur përçarja e linçimi

Majlinda Bregu, deputetja e PD-së që bën pjesë në grupin anti-Basha ka folur sot me tone të forta në mbledhjen e kryesisë, ku do të shqyrtohen kandidaturat për kreun e kësaj partie, pas humbjes së 25 qershorit.

Gazetarja Elda Menga ka raportuar për “BalkanWeb” disa nga deklaratat e Bregut në këtë mbledhje. Ajo tha se fryma e përçarjes dhe linçimit publik për këdo që fliste ka nisur prej 4 vjetësh.

“Ia kam thënë Bashës këtu në mbledhje, ka 4 vite që ka nisur përçarja e PD. Fryma e përçarjes dhe e linçimit publik për këdo që fliste e kërkonte të shihte brenda nesh çfarë nuk shkonte për humbjet tona. Siç e sheh kjo mbledhje nxori nevojën e tmerrshme që duhet të kishim folur para kësaj mbledhje.  Të debatonim, flisnim, bërtisnim po të doni, por të shihnim njeri-tjetrin në sy për gjëmën që na ka zënë”, ka deklaruar Bregu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me gjithë rreshtimin në grupin anti-Basha, Bregu tha se nuk i intereson kryetari i PD dhe as varianti një kundër disave por ka theksuar se nuk mund t’i vihet kapak sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk më intereson kryetari i PD. As që të merrem me variantin një kundër disave, disa kundër disave se kjo do të thotë shkatërrim përfundimtar i PD. Por ti vëmë kapak se kjo na ra e të dalim të frymëzojmë demokratët për beteja të reja, është tallëse. Si do i frymëzoni? Ua kam thënë prej vitesh këto po s’donit të dëgjonit as të shihnit ku po gremiseshim”, ëshë shprehur Bregu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?