Breshëri automatiku ndaj shtëpisë së gazetares Klodiana Lala, reagon policia
Gjatë orëve të para të ditës së sotme është qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të shtëpisë së babait të gazetares së News 24, Klodiana Lala.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se për fat të mirë nuk ka dëmtime në njerëz, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Mësohet se në momentin kur është qëlluar në drejtim të shtëpisë së gazetares, aty ndodheshin fëmijet e saj, babai, nëna dhe vëllai, ndërsa arma ka shkrepur 10 plumba.
Ka dyshime se sulmi ka ndodhur për shkak të detyrës së gazetares, e cila jo në pak raste ka denoncuara publikisht lidhjet e politikës me krimin në Shqipëri.
Njoftimi i policisë
Informacion Paraprak
Më datë 30.08.2018, rreth orëve të mëngjesit, në lagjen “Bruk”, në rrugën “Shkëndija” është qëlluar me armë zjarri në drejtim të pjesës së jashtme të banesës së shtetasit A. L., rreth 64 vjeç.
Nuk ka dëme në njerëz.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

KOHA JONË SONDAZH

