FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Broçkulla më e madhe rikrijimi i Jugosllavisë”

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot para mediave për të informuar për Samitin e Triestes, ku mori pjesë dy ditë më parë. Duke iu referuar shkrimeve në media për krijimin e tregut të përbashkët nën drejtimin e Serbisë, Rama tha se nuk ka broçkull më të madhe se krijimi i Jugosllavisë. Kreu i qeverisë tha se procesi i Berlinit, në kuadër të të cilit ishte edhe samiti i Triestes ka sjellë një progres të madh sidomos nën drejtimin e kancelares gjermane.

“Aspekti themelor i procesit të Berlinit mbetet në planin politik si një plan ku është bërë një progres i paimagjinueshëm deri përpara se ky proces të iniciohej nga kancelarja Merkel. Një progres ku nuk përbën asgjë historike takimi i liderëve të rajonit por është rutinë siç duhet të jetë dhe nga ana tjetër se jetojmë në një fazë tjetër të zhvillimit të rajonit ku vullneti i çdo vendi për axhendën rajonale dhe evropiane është në nivelin më të lartë”, u shpreh Rama.

Kryeministri vlerësoi organizimin e tregut të përbashkët në vendet e Ballkanit duke kundërshtuar zërat anti këtij projekti. Rama u ndal në disa aspekte lehtësuese që sjell krijimi i tregut të përbashkët rajonal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?