Bujar Nishani mbledh Kuvendin për betimin e Presidentit, Ilir Meta

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar seancën e jashtëzakonshme të betimit të presidentit të ri, Ilir Meta. Seanca e jashtëzakonshme do të mbahet në datën 24 korrik, ditë edhe kur mbaron mandati i Bujar Nishanit në krye të shtetit.

Ashtu siç paralajmëroi dje “Koha Jonë”, kreu i shtetit në detyrë, Bujar Nishani ka vendosur të shmang çdo paqartësi ligjore lidhur me ceremoninë e betimit të Presidentit të ri. Në zbatim të Kushtetutës, kreu i shtetit i kërkon Kuvendit dhe grupeve parlamentare mbledhjen e seancës së posaçme për betimin e Presidentit të ri.

E drejta për mbledhjen e Kuvendit jashtë radhës nga kreu i shtetit bazohet në ligjin themeltar të shtetit. Neni 74 i Kushtetutës parashikon se “Kuvendi mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm, kur kërkohet nga Presidenti i Republikës, nga Kryeministri ose nga një e pesta e të gjithë deputetëve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dekreti i Presidentit, Bujar Nishani

Javët e fundit nga zyrtarë të lartë të PS dhe media afër qeverisë ka pasur diversione lidhur me ceremoninë e betimit të kreut të ri të shtetit. Në media është thënë se PS nuk do të marrë pjesë në seancën e betimit të 24 korrikut për të sjellë më pas shkarkimin e Metës. Por në një arsyetim ligjor, ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se kurrsesi nuk është kushtetuese një veprim i tillë. Sipas Kushtetutës Presidenti shkarkohet vetëm kur e shkel rëndë atë dhe kjo bëhet me 93 vota. Ndaj sipas Manjanit, Bujar Nishani do të mbetet në detyrë deri në betimin e Ilir Metës sado që parlamenti ta shtyjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sqarimi juridik i ceremonisë së betimit të presidentit nga ish-ministri Ylli Manjani:

“Pas datës 10 Korrik, Kuvendi i mbledhur në seancë të jashtëzakonshme nuk mund të miratojë ligje (neni 65.4 e kushtetutës). Pra qartësisht veprime të tjera siç është edhe betimi i Presidentit të ri, lejohet ta bëjë. Betimi është vetëm një moment formal.

Këto janë momentet Kushtetuese që e bëjnë rotacionin në Krye të shtetit. Të tjerat, ato që përfliten të paktën nuk janë normalja, por anormalja!

Pyetja është çfarë ndodh nëse Kuvendi nuk i ka 71 deputetë prezentë për të lejuar betimin e presidentit? Për t’u përgjigjur kësaj pyetje duhet të kemi në konsideratë se:

– Mosbërja e betimit se Kuvendi nuk mblidhet, nuk e shkarkon nga detyra Presidentin e zgjedhur. Refuzimi për të bërë betimin çon në mbarimin e detyrës, por jo mos mbledhja e Kuvendit.-

-Presidenca nuk mbetet bosh, presidenti në detyrë vijon detyrën deri sa të betohet i riu.

-Kuvendi është i detyruar, herët a vonë, të lejojë betimin e Presidentit. Praktikë e Gjykatës Kushtetuese kjo.

-Kuvendi mund ta shkarkojë Presidentin ( edhe ate të zgjedhur që nuk është betuar) vetëm nëse Ai (Presidenti) shkel rëndë Kushtetutën dhe kryen një krim të rëndë. Vetëm për këto arësye, e jo se nuk më pëlqen apo se “u bëra pishman”…

-Presidenti shkarkohet nga 93 vota deputetësh, kur provohet njeri nga kushtet. Vendimi i Kuvendit gjykohet në gjykatën Kushtetuese. Pra vetëm kështu shkarkohet Presidenti. Edhe Ai i zgjedhuri.

Nisur nga ky sqarim, besoj është e qartë se është kot gerdufja politike se nuk e duam Metën President. Është diskutim dhe përpjekje e kotë dhe e panevojshme!”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?