Burgosja e protestuesve. Braimllari: Dita e gjykimit për Ramën e Lleshin do jetë e afërt

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari e ka cilësuar si burg politik vendimin e sotëm të gjykatës për protestuesit e arrestuar ditën e shtunë.

Në një reagim në Facebook, Braimllari shprehet se në vend të kriminelëve, Edi Rama po fut në burg protestues që kanë dalë në shesh për të drejtat e tyre.

Postimi i plotë i Braimllarit në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjykata, me urdher politik te Edi Rames, vendos te mbaje ne burg qytetaret qe protestojne.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edi Rama kthen ne vend denimet politike vetem per te mbajutur karrigen e qelbur te pushtetit.

Mbahen ne qeli protestues te cilet protestojne kunder hajduterise se qeverise dhe lihen te lire ata qe grabisin shqiptaret, qe kriminalizuan vendin, Edi Rama dhe zagaret e tij.

Nuk ka rruge tjeter vetëm largimi i Edi Rames dhe kesaj qeverie kriminale e cila e ka kthyer vendin shume vite pas.

Vrulli qytetar po i merr përpara dhe dita e gjykimit per Edi Ramen dhe Sander Lleshin do te jete e afërt”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?