Bushati: Basha të lërë hartimet, të vazhdojmë rrugën për integrimin e vendit
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i është përgjigjur sot kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe ish Presidentit, Bujar Nishani lidhur me shkrirjen e Ministrisë së Integrimit dhe kalimin e saj te Diplomacia.
Duke folur në Kuvendi, Bushati tha se “shpresoj që shock t’i ketë kaluar Nishanit. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme nuk është një model shqiptar, e kanë vendet baltike, Mali i Zi para pak kohësh. Për këdo që ka punuar me Johannes Hahn, Bregun nuk e shoh këtu, 2 fjalët e tij kyçe, cilësi dhe shpejtësi. Basha nuk i ka njohur këto. Ne kemi racionalizuar burimet njerëzore, do respektojmë çdo investim të taksapaguesve shqiptarë dhe europianë sa i përket burimeve njerëzore”- tha Bushati.
Më tej ai theksoi se do të jetë i gatshëm për bashkëpunim me të gjitha strukturat parlamentare që kanë të bëjnë me çështjet e jashtme.
“Unë do jem këtu për të vazhduar bashkëpunimin me Komisionin e Jashtëm, të Integrimit dhe Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian. Do jem në dispozicion të strukturave parlamentare për të informuar dhe për të ndihmuar njeri-tjetrin në arritjen këtij objektivi kombëtar. Lëri hartimet këtu për NATO e vizat, sepse ky është një proces me stafeta. Le të vazhdojmë ta ndërtojmë murin e shtëpisë sonë. Sa më shpejt ta kuptojmë që kohët po ndryshojnë, që shiriti i magnetofonit nuk funksionon më, aq më mirë do jetë, për PD-më, për ne dhe për gjithë shqiptarët”- u shpreh ministri Ditmir Bushati.
KOHA JONË SONDAZH

