FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bushati dënon sulmin në Manchester: Akt barbar! Ja numri i emergjencë për shqiptarët

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dënoi në termat më të ashpër aktin barbar në Manchester ku humbën jetën 22 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Ministri Ditmir Bushati u shpreh i trishtuar nga sulmi dhe duke shprehur solidaritetin për qëndresën ndaj këtij akti barbar, u transmetoi ngushëllime familjeve dhe të afërmve të viktimave.

“Shqipëria do të vijojë të qëndrojë me vendosmëri përkrah vendeve mike dhe aleate në çdo përpjekje në luftë kundër akteve të tilla”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Londër po e ndjek situatën në vijimësi dhe nga informacionet e deritanishme nuk rezulton të ketë shtetas shqiptarë të lënduar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ambasada në Londër është në komunikim të vazhdueshëm me organet policore. Për çdo rast numri i emergjencës së Ambasadës shqiptare në Londër është  +44 (0) 75 18662630

Sulmi ndodhi ndërsa po mbahej koncerti i këngëtares Ariana Gande.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?