Bushati: Ka aktorë politikë që nuk e duan integrimin në BE

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, vetem pak dite përpara vendimit përfundimtar te Këshillit te Ministrave te Bashkimit Europian, u shpreh se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave.

“Ne besojmë se Shqipëria është gati te ulet ne tryezën e bisedimeve per anëtarësim, ne besojmë qe Shqipëria i ka përmbushur te gjitha detyrimet, siç i evidenton raporti i KE per ketë faze te këtij procesi, sepse po synojmë për t’u ulur ne tryezën e bisedimeve per anëtarësim dhe per te hapur nje kapitull te ri te marrëdhënieve tona me BE, nje kapitull i cili pavarësisht dëshirës sone nuk do te mbyllet nesër apo pasnesër”,- tha ministri Bushati.

Ne nje interpelance me studentet, kreu i diplomacisë shqiptare, i pyetur nëse ka forca politike qe nuk e duan Europen, e mohoi kete gjë. “Ka aktor politik, siç dëshmoi dhe procesi i Reformës ne Drejtësi, te cilët ne një mënyre a nje tjetër nuk kane lëne gje pa bere per ta kundërshtuar zbatimin e kësaj reforme”,- tha Bushati.

Swiss Digital Desktop Reklama

E duke vazhduar me Opozitën, Bushati e cilësoi keqardhese atë cfare ajo po ben duke mos bashkëpunuar per integrimin. “Vendimmarrja e BE nuk eshte nje vendimmarrje as per qeverinë as per Edi Ramen. Është per te ardhur keq qe opozita shqiptare ka vendosur nje bast, ka nje ton ultimativ a thua se me 28 do te marr fund çdo gjë dhe me 29 nuk do te lind serish dielli ne Shqipëri”,- tha Ministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por a është optimist ministri i jashtëm per fundin e qershorit? “Ne besojmë fuqimisht qe ne fund te këtij muaji Këshilli i BE do t’i hap nje perspektive te qarte Shqipërisë persa i përket këtij procesi, i cili e ritheksoi nuk do te jete një proces i lehte, nuk do te shoqërohet vetëm me te drejta, por do te shoqërohet edhe me detyrime”, u shpreh Ditmir Bushati.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?