Bushati: Lista “Basha”, u zhdukën kundërshtarët e liderit

Placeholder Image
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka reaguar ashpër lidhur me listën e Partisë Demokratike.
 
Bushati: Pasi mbylli çadrën, lista e deputetëve nuk surprizoi asnjë. Për mua është një listë shumë e keqe e Bashës. Lista nuk më befason, që pas daljes nga çadra dhe emrave që dërgoi për ministra në qeveri. Nuk ka të drejtë një njeri i vetëm të vendos për 600 mijë njerëz. Unë nuk e kuptoj kriterin e listës. Janë hequr një pjesë e themeluesve, janë hequr një pjesë e atyre që simbolizojnë PD, ata që ne i kemi njohur me emrin qëndrestar nga 97 deri në 2005, dhe emrat e 8 viteve te qeverisë “Berisha”. Pra kemi një ndarje me thikë e asaj që përfaqëson Berishizmi. Nëse do të ndahesh me këta njerzës kjo nuk bëhet në orën 12:00 të natës, por bëhet me proces dhe platformë por jo duke mbajtur doktorin aty. Lista “Basha” është ose një listë që ka qëruar hesape me ata që do i kërkojnë llogari për humbjen pas një muaji, ose me ata që do të kundërshtonin një koalicion të Bashës si vasal i Ramës. Basha do të paguaj një çmim shumë të lartë në zgjedhje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?