Bushati: Politika e zgjerimit e BE-së, nxit stabilitetin e rajonit

Kështu u shpreh ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, i ftuar nga komisioni i Parlamentit Evropian për Çështjet e Jashtme (AFET) për të shkëmbyer mendime me eurodeputetë dhe deputetë të parlamenteve të vendeve anëtare pikërisht mbi politikën e zgjerimit të BE-së në përgjithësi dhe, në mënyrë të veçantë, mbi ecurinë e proceseve integruese të Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Bushati foli gjithashtu për ecurinë e reformave në vend, veçanërisht të atyre që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, ai nënvizoi se perspektiva e anëtarësimit ka një impakt të rëndësishëm transformues politik, ekonomik, social dhe kulturor në të gjitha vendet e rajonit dhe ngre një bazë të shëndoshë për bashkëpunimin mes tyre.

Ai vuri theksin edhe tek bindja e Shqipërisë se “negociatat e anëtarësimit do të përbëjnë një mundësi për fokusim më të mirë, në përmbushje të reformave të sundimit të së drejtës nëpërmjet hapjes së kapitujve 23 dhe 24”.

Ministri Bushati nënvizoi gjithashtu dhe rolin konstruktiv të politikës së jashtme shqiptare, sidomos në rajon, rol ky i vlerësuar dhe në progres raportin e fundit për Shqipërinë. 

 

SHKARKO APP