FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bushati: Rama nuk merr 71 mandate, pas zgjedhjeve ka dy alternativa

Placeholder Image

Analisti Andi Bushati në një një intervistë për rubrikën “Opinion” ka deklaruar se Rama nuk i merr 71 mandate në këto zgjedhje dhe se ka vetëm 2 alternativa, ose të qeverisë me Metën e të zgjedhë kësisoj “rehatinë” në qeverisje ose të bëjë koalicionin e madh me Bashën.

“Objektivi i Ramës nuk është i arritshëm, në 2009 Rama mori 65, në vitin 2013 mori 66 mandate, të mendosh që në 4 vite i ka shtuar do të thotë mos kesh jetuar në Shqipëri ose të kesh jetuar në një planet tjetër.

Rama ka vetëm 2 alternativa: Ose të zgjedhë koalicionin e njohur me LSI-në, pavarësisht fjalëve, LSI i votoi gjithçka që ai donte.

Rama të shkojë drejt një koalicionit të madh. Pra koalicion PS-PD si në Gjermani. Kjo do varet nga zgjedhja politike. Për qeverisje të qetë do qeverisë me Metën, nëse do dojë një lloj frymëmarrje, që të sakrifikojë nga pushteti i tij dhe të arrijë disa objektive europiane, do bëjë kaolicion me PD-në.

Swiss Digital Desktop Reklama

LSI ka një vështirësi të madhe, duke qenë një parti klienteliste, që mbahet me retorikën votoni për ne se jemi në pushtet dhe do shpërbleheni. Këtë herë, distancimi që ka me Ramën dhe mundësia e një koalicioni të madh PD-LSI mund të krijojë një psikozë që LSI mund të mos jetë në pushtet dhe kjo është goditja më e madhe elektorale për LSI”, tha Bushati.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?