FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bushati: Shqipëria s’do ta lejojë Serbinë të pengojë Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e sotme të përbashkët mes dy qeverive, theksoi se Shqipëria do të kujdeset që Serbia të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata rajonale.

“Në rrafshin diplomatik kemi dashur që kjo tavolinë të jetë shembull në rajon. Anëtarësimi i Kosovës në të gjitha organizatat rajonale është sukses i joni i përbashkët sepse besojmë se parimi gjithëpërfshirës është rajonal.

Ne do të inkurajojmë dhe do të ndjekim nga afër dialogun e Serbisë me Kosovën dhe do të angazhohemi që ajo mos të pengoj anëtarësimin e Kosovës në organizata rajonale”, tha Bushati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?