FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bushati takon Hahn: Të zbatojmë angazhimet e Samitit të Triestes

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, zhvilloi sot një takim me Komisionerin Evropian për POlitikën e fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn. Ky takim ishte pjesë e axhendës së takimeve në New York të ministrit Bushati, në kuadër të punimeve të Sesionit të 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ministri Bushati mori pjesë në një mëngjes pune të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Komisionerin Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

Fokusi i këtij takimi ishte diskutimi mbi zbatimin e angazhimeve të marra në Samitin e Triestes, në mënyrë të veçantë Planin e Veprimit për krijimin e Zonës Ekonomike Rajonale, si dhe diskutimeve në takimin vijues të organizuar nga Kryeministri Rama me kryeminstrat e rajonit në muajin gusht në Durrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Bushati vlerësoi rolin dhe angazhimin e Komisionerit Hahn për të jetësuar Zonën Ekonomike Rajonale, të cilën, theksoi ai, ne e shohim si një rrugë lehtësuese të projektit tonë evropian. Ajo nuk mund të jetë projekt alternativ e për më pak zëvendësues.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bushati vlerësoi raportin mbi gjendjen e Unionit të Presidentit Junker dhe vuri theksin në perspektivën e qartë të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Duke folur për strukturimin e bashkëpunimit rajonal, i cili është zgjeruar ndjeshëm në vitet e fundit, Bushati theksoi rëndësinë e një shpërndarjeje të drejtë dhe të ndershme të selive të organizatave rajonale në të gjitha vendet. Ai theksoi gjithashtu nevojën e një kalendarizimi të aktiviteteve në kuadër të bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor, në të gjitha nivelet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?