FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bylykbashi: Në Shqipëri zgjedhjet nuk bëhen më me Kod Zgjedhor, por me Kod Penal

Në lidhje me zgjedhjet e zhvilluara më 25 qershor, deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi është shprehur se ai ka dalë në konkluzionin se “në Shqipëri zgjedhjet nuk behën më me Kod Zgjedhor por me Kod Penal”.

Me anë të një postimi në faqen e tij në “Facebook”, Bylykbashi thotë se: “Statusi është Libri i Rregullave që na mban të bashkuar si demokratë edhe kur kemi ide të ndryshme”.

Statusi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Me çfarë Kodi?

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas provave për shit-blerje vote, kartash identiteti, presionesh mbi administratën, intimidim të zgjedhësve nga banda kriminelesh të liruar nga burgjet para zgjedhjeve apo në pritje për tu liruar pas zgjedhjeve, legalizime pronash kundër ligjit, shtrime rrugësh e investime të tjera në ditët para zgjedhjeve për të bindur 5 familje këtu e tre atje, e lloj-lloj paligjshmërish të tjera, pas 20 vitesh që merrem me zgjedhjet kam arritur ne konkluzionin që:

Në Shqipëri zgjedhjet nuk behën më me Kod Zgjedhor por me Kod Penal.

P.S.: për ata që do të komentojnë se nuk kemi humbur për shkak se u blenë votat por se nuk kishte struktura, u them që zgjedhjet ne parti behën vetëm me Statut. Por mesa kam parë, asnjë nuk është kundër dhe të gjithë i referohen Statutit. Statuti është Libri i Rregullave që na mban të bashkuar si demokratë edhe kur kemi ide të ndryshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?