Bylykbashi: Për thelbin e ligjit të dekriminalizimit s’bëjmë lëshime
Oerd Bylykbashi, kreu i Komisionit për Dekriminalizimin tha se PD-ja do të pranojë çdo lloj formati të ligjit për dekriminalizimin, por nuk do të lëshojë pe, nuk do të bëjë asnjë kompromis në ato klauzola që i nxjerrin jashtë kriminelët sot dhe nuk lejojnë të tjerët si ata të hyjnë.
“Na duhet që këta persona të mos hyjnë në parlament, – tha ai. – Çdo përpjekje për ta ndaluar këtë nuk do të na frenojë. E kemi bërë të qartë se kërkojmë testin e drogës dhe kërkojmë politikanë – qytetarë të denjë që nuk shkelin ligjin dhe konsumimi i substancave narkotike është një shkelje e ligjit.
Pa negocim për ne është që, në çdo lloj formati që do përfundojë ky ligj me kontributin e atyre që do t’i bashkoheshin kauzës, përfundimi të jetë që të nxjerrë kriminelët sot nga parlementi dhe të mos lejojë ata që do të duan të hyjnë brenda.”

