Bylykbashi: Rama po të mundej do taksonte dhe mikrobet

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka ironizuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për të taksuar “Rrugën e Kombit”.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook|, Bylykbashi shkruan se Rama po të kishte mundësi do të taksonte dhe mikrobet.

Ndërsa shton se Shqipëria është vendi më i varfër në rajon por me taksat më të larta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja postimi i Bylykbashit:

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama po te mundet, takson edhe mikrobet‎

Ne vitin e larget 2002, ne nje mbledhje nderministeriale te drejtuar nga Majko Kryeminister, ku asistoja si vezhgues i OSBE, ‎Edi Rama kerkonte me shume fonde per te si kryebashkiak, dhe thoshte se ishte e kote te shpenzoheshin per te vobektet.

Nje koleg i huaj me tha: “Rama eshte gati te taksoje cdo gje qe eshte me e madhe se nje mikron, boll qe te levize ose te marre fryme.‎”

Kishte te drejte. Asokohe, Tirana ishte qyteti me taksat me te larta. Sot Shqiperia ka taksat me te larta ne rajon. Ndaj kush besoi se taksa progresive eshte me e mire se taksa e sheshte nuk ka pse vajton sot taksen e Rruges se Kombit. Me te sheshten u ndertua nga Berisha, me progresiven po taksohet dyfish nga Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?