FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bylykbashi: Votim elektronik në qendrën e votimit, jo online

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi duke folur për median thotë se PD ka kërkuar votim elektronik me shenja gishtërinjsh në qendrën e votimit, jo në isstem online siç thotë PS.

“Votimi elektronik është prioritet. PS gënjen kur flet për votim online. Ne kemi kërkuar votim elektronik në shenja gishtrinjsh në qendrën e votimit, jo në sistem online. Edhe ndërkombëtarët e mbështesin si zgjidhje nëse bëhet shpejt”, thotë Bylykbashi.

Ai deklaroi se PS nuk do të pengojë reformën zgjedhore, dhe se “zgjedhje me kriminelë nuk do të ketë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Po punojmë së bashku për planin e punës dhe ecjen në disa drejtime nga votimi, financimet, mbulimo mediatik deri tek vota e emigrntëve. Ps nuk do ta bllokojë dot reformën zgjedhore, në fund fare do detyrohet të votojë siç votoi dekriminalizimin. Zgjedhje me kriminelë nuk do ketë”, u shpreh deputeti i PD-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?