FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Çadra e pastër, pa faj”. Prokuroria pushon hetimet

Marrëveshja Rama-Basha, do të ndikojë edhe në hetimet e nisura nga Prokuroria e Tiranës për dyshimet e organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, pas vendosjes së çadrës së demokrateve për 90 ditë përpara Kryeministrise.

Gjatë kësaj kohe prokurorët kanë kryer verifikimet përkatëse dhe po diskutojnë t’i mbyllin hetimet duke i pushuar. Argumenti kryesor i prokurorëve pritet të jetë mungesa e faktit penal. Bëhet fjalë për kallëzimin e depozituar nga policia e kryeqytetit në datën 18 shkurt, pikërisht ditën kur në bulevard u ngrit çadra e opozitës.

Në të njëjtën ditë, Policia e Tiranës referoi në organin e akuzës për procedim penal, organizatorët e protestës Enno Bozdo dhe Arben Ristani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisë, ata dyshoheshin për veprën e protestës së paligjshme pasi nuk ishin vënë në dijeni Drejtorinë e Policisë Tiranë për instalimin e çadrës. Pas 90 ditëve në bulevard, çadra u hoq prej andej me daten 18 maj./TCH/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?