Çani i fut duart Ramës, e lag më birrë
Pas 7 vitesh mungesë në emisionin e moderuar nga Arjan Cani, në “Zonë e lirë”, komunikimi mes tyre ka nisur me ironi, tension por dhe me momentet interesante
Cani për të besuar se kryeministri nuk kishte antiplumb, e ka kontrolluar atë vetë , por në një moment delikat i ka derdhur edhe birrën. Ndërkohë që Rama nga ana tjetër ka reaguar i qet si dhe e ka falënderuar për një dhuratë, timon që i ka bërë Cani. Rama ka zbuluar ndër të tjera edhe moshën e tij që është 54 vjeç. “Une nuk doja te vija, por me urdheroi Fuga”, tha ai.
Biseda
Cani: I trashe njerëzit më këtë timonin
Rama:Se kuptoj unë këtë trashjen, ngaqë nuk i jap makinës vetë se kuptoj
Cani: Ka ngjit kjo të njerëzit. Kam një dhuratë për ty
Rama: Një timon…
Cani: Do ta mbash timonin…
Rama: Po patjetër unë mezi e gjeta.
Cani: keni 7 vjet që nuk keni ardhur këtu. Dhe me mua vite që nuk flet, tani si të të thërras unë..
Rama:Si të duash
Cani: të të fus pak duart
Rama: Ku?
Cani: Në trup për të parë nëse ke antiplumb apo jo
Rama: Po mo hajde s’ka gjë
/Gazeta Express/


KOHA JONË SONDAZH

