CDU/CSU mbështetje PD-së. Basha: Prioritet Kodi Zgjedhor
Partia Kristian Demokrate gjermane dhe Fondacioni Konrad Adenauer, dëshmojnë mbështetjen për Partinë Demokratike dhe aksionin e saj opozitar.
Zyra e shtypit pranë PD jep detaje nga vizita e një Këshilltari të Lartë të grupit parlamentar CDU-CSU, në Bundestag, në selinë e PD dhe takimet me
deputetët e Partisë Demokratike në lidhje me mbështetjen për strategjinë dhe aksionin e PD përballë qeverisjes dhe për rrugën e ardhjes në pushtet.
Sipas këtij njoftimi, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të CDU në çdo drejtim dhe tha se PD do të angazhohet për ta thelluar bashkëpunimin në çdo drejtim. Gjithashtu, mësohet se Basha e ka vënë theksin te reformimi i Kodit Zgjedhor për t’i dhënë fund shitblerjes së votave.
“Në prioritetet kryesore të Partisë Demokratike, renditet reforma e plotë zgjedhore që do të bëjë të mundur garantimin e votës së lirë e të ndershme, asgjesimin e shitblerjes së votës, dhe dhënies fund një herë e mirë të manipulimit të vullnetit të qytetarëve.
Basha theksoi se krahas betejës së përditshme kundër keqqeverisjes, krimit dhe drogës, Partia Demokratike do të konsolidojë alternativën e saj qeverisëse me mbështetjen dhe bashkëpunimin e ngushtë me partitë simotra europiane, e në vecanti me CDU“, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të PD.
KOHA JONË SONDAZH

