Celibashi: Vora voton elektronikisht më 6 mars. Kush prek votën do të dënohet

2 ditë para zgjedhjeve të 6 marsit, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka folur për procesin e votimit elektronik në Vorë, duke thënë se procesi do të testohet pasditen e sotme.

Celibashi tha KQZ ka marrë të gjitha masat, që procesi zgjedhor të ecë mirë, ndërsa paralajmëroi ata që do të tentojnë të cënojnë vullnetin e lirë të qytetarëve apo do të angazhohen në shit-blerje votash, se do të përballen me pasoja.

Do të marrim të gjitha masat që të mos kemi probleme për administrimin e procesit zgjedhor. Për procesin e votimit elektronik në Vorë, sot në orën 14:00, KQZ do të testojë procesin. Dua të rikonfirmoj që jo vetëm bazuar në eksperiencën e zgjedhjeve të tilla në KZAZ nr.40 në Tiranë, në tërësi është proces që garanton siguri dhe nuk ka asnjë shkak apo pretekst për ta vënë në diskutim këtë proces. I ftoj qytetarët e Vorës të marrin pjesë në votime. Thirrja vjen për votuesit e të gjithë bashkive të tjera për të marrë pjesë në votime.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për disa fenomene që janë konsideruar dhe kriminale në zgjedhjet e tjera, kushdo që do të përfshihet në procesin e shitblerjes së votës aspo të ndikimit të qytetarëve, do të ketë pasoja dhe nuk më vjen mirë ta sjell në vëmendje qoftë dhe prej natyrës time, por një pjesë jo e vogël e atyre rasteve e personave që KQZ i ka evidentuar janë duke u ballafaquar me organet e drejtësisë. Mirëkuptim për të gjithë se nuk është kërcënuese por nëse dikush e ka guximin të ketë ballafaqim me organet e drejtësisë, mundet ta bëjë dhe këtë. Të gjithë ata që evidentojnë shkelje të tilla, ti denoncojnë në organet e drejtësisë”, tha Celibashi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?