Certifikimi i zgjedhjeve, çfarë parashikon ligji

Në kohë reale janë dërguar të gjitha të dhënat dhe brenda 47 orëve nga momenti i përfundimit të numërimit të votave u mbyll tabulimi i rezultatit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Pas kësaj, KQZ do të vazhdojë me administrimin e mëtejshëm të procesit sipas hapave dhe procedurave që parashikon Kodi, deri në përfundimin e tij.

Sipas ligjit, subjektet zgjedhore kanë 3 ditë afat për të ankimuar vendimin e KQZ-së dhe pas kësaj shpërndahen mandatet për çdo zonë zgjedhore. Në rast se nuk do të ketë ankimime në lidhje me zgjedhjet nga asnjë palë pranë KQZ ose Kolegjit Zgjedhor, atëherë zgjedhjet do të marrin menjëherë certifikimin e këtij komisioni.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të kundërt certifikimi do të bëhet vetëm në përfundim të shqyrtimit të çdo ankese të depozituar brenda afateve ligjorë. Ndërsa rezultati përfundimtar i zgjedhjeve shpallet nga KQZ-ja brenda 5 ditëve nga shpërndarja e mandateve për çdo zonë zgjedhore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke iu referuar edhe zgjedhjeve të kaluara, materialet zgjedhore të 25 Qershorit ruhen në ambientet e Rezervave të Shtetit.

Shtatori do të jetë muaji në të cilën pritet të krijohet qeveria e re nga Kryeministri Edi Rama, për t’u betuar më pas tek Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta gjatë një ceremonie zyrtare në Presidencë./ABC News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?