Çfarë parashikoi Basha? ”Shkëmbimi i territoreve hap kutinë e Pandorës”
Sot e gjithë politika, media, analistët shqiptarë e të huaj janë përfshirë në debatin e hapur për ndarjen e Kosovës. Por paralajmërimi i Bashës kundër ndarjes së Kosovës, nuk u trajtua nga media dhe kjo temë mori vëmendjen kur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi doli në një konferencë e u shpreh për ”korrektim të vijës kufitare me Serbinë”.
Për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, duket se i pari që ka folur për këtë çështje në Shqipëri është Kryetari i PD-së Lulzim Basha. Qëndrimi i tij, Basha e ka mbajtur që në datën 20 korrik gjatë takimit me presidenten Kroate Kolinda-Grabar Kitaroviç.
Sot kur idetë për shkëmbime territoresh janë kthyer në temë dite, vjen natyrshëm në vëmendje kundërshtimi që Basha i bën kësaj ideje edhe pse mediatikisht nuk kishte një artikulim masiv.
Në njoftimin për shtyp të PD-së theksohet se: ”Në takimin me presidenten e Kroacisë, zoti Basha i ka cilësuar të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin idetë për shkëmbime territoresh të cilat sipas tij çojnë drejt hapjes së kutisë së Pandorës”.
KOHA JONË SONDAZH

