FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çfarë po ndodh? Ambasadorët në kryeministri, dy ditë para seancës parlamentare

Dy ditë para seancës konstituive të parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë kanë zhvilluar një vizitë në Kryeministri. “BalkanWeb” raporton se ambasadorët janë parë në godinën e Kryeministrisë por nuk dihet se me kë janë takuar.

Ndërkohë ditën e nesërme janë parashikuar edhe mbledhjet e grupeve parlamentare PS dhe PD. Tre ditë më parë Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin ka folur rreth qeverisë së re, më e vogël në ministri duke u shprehur e paqartë lidhur me mekanizmat e bashkërendimit të BE, referuar shkrirjes se Ministrisë se Integrimit.

“Ka ende disa paqartësira lidhur me ndryshimet që do të kemi sa i takon mekanizmave të bashkërendimit të BE. Ndaj unë do të kem disa takime në ditët në vijim”, tha Vlahutin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklaratat e saj ambasadorja e BE i bëri gjatë Shkollës Verore Europiane që u mbajt këtë të hënë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?