Çfarë po ndodh me negociatat? Greqia: Problemet u mbyllën. Shqipëria: Ende jo

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias u shpreh se me Shqipërinë jane mbyllur te gjitha çështjet dhe tashme pritet miratimi ne Parlament. Por Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme te Shqipërisë, nuk ndan të njëjtin mendim.

Zëdhenesja e këtij institucioni, Edlira Prendi deklaron për Vizion Plus se negociatat ende vijojnë dhe se ato tashmë kanë hyrë në një fazë intensiv. “Veç marrëveshjes për kufirin detar po vazhdon puna paralelisht edhe me çështjet e tjera te asaj qe ne e kemi konsideruar si paketa e marrëdhënieve Shqiptaro-Greke”,- u shpreh Prendi,

Por mes deklaratave te Athinës dhe Tiranës, duket se ka nje mospërputhje. Pala greke shprehet se tashme gjithçka është mbyllur, ndërsa pala shqiptare këmbëngul se bisedimet vijojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Greqia pas vetëm dy takimeve i ka paraqitur palës shqiptare propozimin e fundit, i cili eshte pranuar menjëherë nga njeri prej kryenegociatoreve shqiptare, pa u konsultuar me pare me pjesën tjetër të grupit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashme diskutimet jane duke vijuar brenda grupit të negociatoreve shqiptare, ndërsa pala greke e ka konsideruar gjithçka te mbyllur dhe tashme eshte vetëm ne pritje te firmës, e cila sipas asaj qe deklaroi Kotzias, duhet te vije përpara datës 28 Qershor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?