FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çfarë po ndodh me qeverinë “Rama 2”! Nuk ka Integrim të vendit në BE?

Gjosha dhe Bushati replika “flakë për flakë”

Kryeministri Rama, gjatë fjalës në Asamblenë Kombëtare të PS-së, foli për një qeveri të vogël, në të cilën do të bëjnë pjesë vetëm 11 ministri, duke shkurtuar 8 ministri që funksionuar gjatë mandatit të parë.

Edhe pse Kryeministri ka premtuar integrimin e vendit sa më shpejt drejt BE-së, sot suprizoi me heshtjen e tij ndaj Ministrisë së Integrimit, e cila gjatë mandatit të parë të koalicionit qeverisës, PS-LSI, ka qenë nën drejtimin e Klajda Gjoshës, deputete e LSI-së. Kjo ministri nuk do të jetë më në qeverinë e re, “Rama 2”. Kryeministri nuk foli për Ministrinë e Integrimit, as kur përmendi Ministrinë e Jashtme. Kjo ka shkaktuar dyshimin se kjo qeveri nuk do ta ketë prioritet Integrimin e vendit drejt BE-së?

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo nga nxitur reagimin e ish-Ministres së Integrimit. Klajda Gjosha në një reagim në facebook, është shprehur se mbeti e befasur nga fakti se Kryeministri nuk foli për prioritetin madhor të Shqipërisë, që është Integrimi Europian i vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mendova se sot qeveria e re do të niste me prioritetin madhor të Shqipërisë dhe shqiptarëve që është integrimi europian i vendit, me vizionin apo strategjinë se si Shqipëria do të shkojë drejt çeljes së negociatave”.

Deputetja e LSI-së, theksoi më tej se integrimi kërkon një koordinim procesesh e që ka një mori kriteresh. “Integrimi nuk është shpallja me zhurmë e qeverisë se re dhe as mbledhjet e Asambleve të partive politike, përkundrazi është një mori kriteresh, një koordinim i pafundëm procesesh e mbi të gjitha është seriozitet dhe respekt për institucionet dhe funksionimin e tyre”.

Në fund, Gjosha shtron pyetjen se nëse integrimi nuk do të jetë më prioritet i qeverisë? “Jam e bindur se Ministria e Integrimit do të atashohet diku në ndonjë cep të qeverisë por kurrë nuk kisha menduar se as nuk do të përmendej në fjalën e mbajtur sot mbi qeverinë e re! Thua vallë nuk është më prioritet? Uroj të jem gabim për sa kohë kemi fëmijë që rrisim në Shqipëri dhe ku e vetmja shpresë për një shtet funksional është pikerisht ky proces historik i vendit”.

Shqetësimin e Gjoshës, e ngriti edhe ish-Ministri i Jashtëm, deputeti i zgjedhur i PD, Tritan Shehu. Ai shkruajti se në qeverinë “Rama 2”, mungon Ministria e Integrimit. “Paqartësia: Nuk u deklarua as bashkimi i kësaj me Ministrinë e Jashtme! Lapsus, mister, apo nuk ka më Integrim Europian!?”, shkruan Shehu.

Këto paqartësia për Integrimin, “detyruan” Ministrin e rikonfirmuar në Ministrinë e Jashtme, Ditmir Bushati, të reagojë. Në një postim në rrjete sociale, pas shqetësimit të ish-Ministres Gjosha, Bushati shprehet se Integrimi do jetë kryefjala e reformave, ku edhe ftoi ish-Minisres që të jetë pjesë e këtij kontributi.  “S’ka vend për shqetësim. Integrimi në BE do jetë kryefjala e reformave tona. Mirëpresim kontributin e opozitës, përfshirë tëndin Klajda”, shkruan Bushati.

Në një reagim pas Ministrit Bushati, Gjosha shkruan se LSI-ja ka kontribuar dhe ajo personalisht si Ministre, që Shqipëria të ec më shpejt drejt BE-së. Sipas Gjoshës, ajo do të kontribojë që vendi të shpëtojë nga korupsioni, krimi i organizuar.

“Pa merak i dashur Ditmir, kontributi i LSI-së dhe i imi personal do të jetë gjithnjë në funksion të procesit të integrimit, pasi vetëm kështu Shqipëria do të shpëtojë njëherë e mirë nga: korrupsioni, krimi i organizuar, blerja e votës. Ndaj dhe ndjejmë keqardhje, që flamuri për këtë proces ngrihet nga qeveria dhe Kryeministri sa herë i intereson dhe harrohet që është prioritet kombëtar i të gjithë shqiptarëve e nuk përmendet në këtë mandat të dytë! Suksese!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?