Çfarë po ndodh në PD? Astrit Patozi sot nis turin e takimeve me demokratët në rrethe

I identifikuar si një nga drejtuesit e grupit anti-Basha dhe zëri më mediatik i kësaj lëvizje, Astrit Patozi sot do të nis një tur takimesh me demokratët në bazë. Këtë e ka bërë të ditur vetë deputeti i PD-së

“Nisim në Durrës “bashkëbisedimin me demokratët”. Së bashku me disa kolegë të tjerë do të jemi në orën 19:00, në Pallatin e Kulturës “Aleksander Moisiu”.

Çfarë po ndodh në Partinë Demokratike dhe si mund të bashkohet e ringritur sa më shpejt ajo?

Swiss Digital Desktop Reklama

Është ky shqetësimi i madh i anëtarëve dhe simpatizantëve të PD, që kërkon zgjidhje, ndaj edhe mirëpritet kontributi i gjithësecilit. Vetëm bashkë mund t’ia dalim”, shkruan Astrit Patozi në faqen e tij në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?