FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Çfarë po ndodh në PD? Ish-zv/ministrja e Berishës paralajmëron: Koha për t’u shkundur

Listat e Partisë Demokratike me kandidatët për deputetë nuk janë pritur mirë nga një pjesë e zyrtarëve të kësaj force që kanë mbajtur poste drejtuese në parti, që pretendojnë se nuk janë vlerësuar nga Lulzim Basha.

Pas Jozefina Topallit, Arben Imamit, Majlinda Bregut e Astrit Patozit edhe ish zv.ministrja e PD-së dhe anëtare e Këshillit Kombëtar të kësaj force politike Edith Harxhi ka një mesazh për kreun e PD-së por edhe elektoratin e djathtë. Ajo shkruan në Twitter se tani është koha për t’u shkundur.

“Më mashtrove një herë turpi yt, më mashtrove për të dytën herë faji im… Unë jam dhe do mbetem PD… kauza vazhdon por vetëm kauza.. koha për t’u shkundur”, shkruan ajo në anglisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por lista e PD-së duket se nuk është pritur mirë edhe nga vetë ata që janë kandiduar nga Basha. Kreu i PD-së Shkodër, Ramiz Ccobaj, u rendit i teti në listë, Sazan Guri, i pesti në Berat dhe Sulejman Gjana, i katërti në Dibër (PLL, aleat i Bashës), janë tërhequr nga kandidimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?