CIA kritika qeverisë për investimet e huaja, Kina: Gati të hyjmë ne, por…

Pas raportit të CIA për ekonomitë botërore, ku për rastin e Shqipërisë ngre alarmin për mungesën e investimeve të huaja si pasojë e korrupsionit, taksave dhe problemeve me pronën, duket se Kina është më e gatshme se bizneset nga vendet perëndimore, që të operojë në vendin tonë. Ky lajm vjen nga këshilltari ekonomik në ambasadën e Kinës në Tiranë Lian Gang.

Sipas tij Kina mund të jetë një investitor potencial në Shqipëri në disa sektorë të rëndësishëm, të cilët edhe janë piketuar. Deklaratat e tij më shumë se përgjigje ndaj ndonjë ftese të qeverisë shqiptare, duken si një duket si një vetë-ofrim nga pala kineze.

Në intervistën e dhënë së fundmi për Radion e Jashtme të Kinës, seksioni shqip, Lian Gang, ka shprehur optimizëm për potencialin e marrëdhënieve mes të dy vendeve. Sipas tij investimet që janë kryer dhe që po projektohen në vendin tonë bëhen në zbatim të nismës “Një brez, një rrugë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka përmendur edhe blerjen nga kompani kineze të “Bankers” dhe të aksioneve të aeroportit “Nënë Tereza”. Por në intervistë janë ngritur edhe problemet e përhershme që ndeshin investitorët e huaj në Shqipëri, si taksat, sistemi ligjor apo korrupsioni.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Me pozitën e favorshme gjeografike, produktet shqiptare mund të futen në tregun e Bashkimit Europian me leverdi të dukshme transporti dhe tarifa të ulëta doganore. Firmat kineze mund të zgjedhin projekte përpunimi sipas kushteve të veta për sa u përket kapitaleve e teknologjisë, ose të zhvillojnë bashkëpunim shumëpalësh, si p. sh. me partnerë italianë a gjermanë etj., për të shfrytëzuar bashkërisht mundësitë e zgjerimit të biznesit në këtë drejtim, deklaroi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?