Çifti presidencial Meta këtë të dielë
Zëvendës kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele me një foto mjaft të ëmbël me bashkëshortin e saj, Presidentin e ardhshëm Ilir Meta.
Krahas fotos ajo ka shkruar se këtë të dielë ka patur mundësi të kalojë më shumë kohë me familjen, por sigurisht nuk kanë munguar bisedat për fushatën.
“Mirëmëngjes! Moti nuk premton nje ditë të bukur, por unë e zbukurova me që më ndricon edhe në ditët e mia të vështira. Si për të dielë kalova pak më shumë kohë me familjen time, por dhe pse u perpoqëm nuk ja dolem dot të mos flasim për fushatën. Sepse motorrët e LSI për fushatën nuk kanë pushim as në fundjavë, as për festa, madje as pas fushate. Pikërisht për këtë do të jemi forcë e parë në këto zgjedhje, per t’i treguar të gjithëve se nuk jemi aktivë vetëm në fushatë, por gjatë gjithë kohës, pa pushim dhe lodhje për të qënë pranë problemeve dhe halleve tuaja. Sepse për ne familja është më e shtrenjte dhe më e rëndësishme se çdo politikë apo marrëveshje që bëhet në emër të saj. Ne jemi një familje me zemër të madhe, ku ka vend për të gjjthë ata që besojnë te vlerat. #LsiForceePare#FamiljaJoneeMadhe”,-përfundon postimi i Kryemadhit.
Edhe pse nuk do të jetë Zonja e Parë pas mandatimit të bashkëshortit si kreu i shtetit, Monika shpreson që partia, e cila tashmë drejtohet nga Petrit Vasili do të jetë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit.
KOHA JONË SONDAZH

