Çlirimi i ekonomisë, Basha: Në Kuvend po legjitimohet pastrimi i parave (VIDEO)

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka nisur prezantimin e platformës kundër korrupsionit dhe oligarkisë për çlirimin e ekonomisë. Basha deklaroi se “marrëdhënia mes krimit dhe politikës ka avancuar edhe në ekonominë shqiptare”.

“Kemi të bëjmë me një krizë të trefishtë që ka kapluar vendin: politike, ekonomike dhe morale. Kemi propozuar vettig-un politik si përgjigjje ndaj këtij problemi kombëtar. Duhet të largohen politikanët e lidhur me krimin dhe që nuk justifikojnë pasurinë”, tha Basha.

Sipas kreut të PD-së, dy janë mënyrat se si po pastrohen paratë e pista në vendin tonë, me lejen e Kuvendit: “Në Kuvend po legjitimohet pastrimi i parave të pista përmes industrisë së bixhozit dhe aferave korruptive të ndërtimit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më parë, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku sqaroi se paketa e opozitës ka propozime konkrete, kryesisht në përpjekje për të pamundësuar futjen në sistem për të pastruar parat e krimit dhe korrupsionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Mund të përmend 2-3 masa që lidhen me PPP. PD ka denoncuar aferën e incineratorëve, aferën e teatrit, afera të tjera që lidhen me koncesionet dhe në mënyrë konkrete ne kemi propozuar që asnjë kompani që ka burime offshore nuk mund të marrë pjesë në tendera dhe koncesione publike. Asnjë kompani që nuk është specifike në fushën e vet dhe sapo është krijuar nuk mund të marrë pjesë në tendera publik dhe koncesione. Kemi propozuar gjurmimin e parave që vijnë nga krimi i organizuar. Kemi propozuar identifikimin e burimeve për çdo investim publik ose privat, sepse ka pasur një shqetësim për rritjen e ndërtimit me fonde të pajustifikaura nga sektori bankar”,-tha Tabaku për ”Ora News”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?