Çmenduria vazhdon, plani i sharlatanit të varrosë çdo gjë historike

Nga: Ylli Manjani

Asnjë çudi!

Kur sharlatani i trashëgimisë historike, Edi Rama vuri atë kauçuk me drita në hyrje të kryeministrisë, pak kush foli! Priti Merkelin aty sikur po priste Lady Gaga-n. Shumë pak ishim ne që reaguam, aq pak sa na harruan shpejt…

Swiss Digital Desktop Reklama

Kauçuku vezullues gjendet vetëm nëpër hyrjet e kazinove jo në hyrjet e institucioneve të shtetit!

Swiss Digital Mobile Reklama

Kati i parë i selisë së Kryeministrisë ngjan si infrastrukturë funerale. Janë disa mjedise me tavolina guri të ngjitur në dysheme, që të japin idene e një dhome morgu dhe jo seli shteti për të gjallët!

Çmenduri totale!
————————-

Çmenduria vazhdon!

Krahas Teatrit Kombëtar, do pishen dhe do zëvendësohet me kullë përbindëshe vila në krah të Hotel Tiranës, monument kulture edhe kjo. Kjo vilë ishte selia e parë e Bankës së Shtetit!

Ndërkohë pas Hotel Tiranës do ndërtohet një tjetër kullë përbindëshe!

Do prishet dhe do zëvendësohet me kullë Galeria Kombëtare e Arteve!

Krahas kullave që dihen tashmë, tek Muzeu Kombëtar dhe tek isha stadiumi Qemal Stafa, do ndërtohet një tjetër kullë përbindëshe tek ish Sheratoni. Krahas disa pallateve në krah të ish-Sheratonit!

Ndërkohë sharlatani ka vendosur të prishë edhe sheshin Nënë Tereza!!! Do ta bëjë varrim nëntokësor makinash dhe do ta ngrejë sheshin lart në dispozicion të ndërtimeve…

Ky është plani i sharlatanit! Të varrosë çdo gjë historike!!!
—————
Trashëgimia historike e kulturore është pronë publike. Nëse publiku lejon sharlatanin ti përdorë për qëllime private, atëhere nuk i meritojmë këto pasuri!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?