Çuçi dhe Kumbaro dëgjesë publike me përfaqësues të biznesit në Gjirokastër 

Dy deputetët e zgjedhur në qarkun Gjirokastër, Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro zhvilluan një dëgjesë publike me përfaqësues të biznesit të qytetit të Gjirokastrës, në kuadër të turit të bashkëbisedimit me qytetarët për ndërtimin e platformës qeverisëse për “Shqipërinë që duam”.

Drejtuesi politik i qarkut Gjirokastër, z.Bledi Çuçi ftoi përfaqësuesit e biznesit të japin mendimet e tyre për problematika të ndryshme që shqetësojnë biznesin gjirokastrit dhe jo vetëm.

“Ju kemi thirrur si grup interesi në vazhdën e një turi të madh që po bëjmë në një logo, “Bashkëqeversim me njerzit për Shqipërinë që duam” për tëmarrë edhe nga grupi juaj i interesit problematika tëndryshme që ju keni vite që edhe i keni evidentuar, por edhe për të dëgjuar nga ju opinione, mendime se çfarë duhet bërë më mirë për Gjirokastrën dhe për Shqipërinë”, u shpreh z.Çuçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Z.Çuçi theksoi se tanimë që PS mori një mandat për të qeverisur vetëm, është koha për t’i dëshmuar shqiptarëve se cili është modeli qeverisës i socialistëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Çfarë duhet bërë më mirë për Gjirokastrën dhe për Shqipërinë.  Tani jemi në kushtet kur ne s’kemi asnjë justifikim për t’i thënë shqiptarëve se pse nuk do realizojmë, nëse nuk do realizojmë, të gjithë premtimet që bëmë gjatë fushatës, sikundër për të thënë që ky është modeli jonë dhe ne kemi mundësitë që në të imponojmë,  t’u tregojmë shqiptarëve se kush është modeli ynëi qeverisjes”, nënvizoi ai.

Znj.Kumbaro ritheksoi edhe një herë se turizmi do vijojë të mbetet kryefjalë e programit të PS për Gjirokastrën, andaj ftoi përfaqësuesit e biznesit të ndajnë eksperiencën e tyre për të vendosur prioritetet që çojnë në zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori.

“Është një qytet që e ka qartazi të orientuar biznesin drejt turizimit dhe agroturizimit. Kështu që duke qenë se edhe ne në angazhimet tona elektorale, por edhe në 4-vjeçarin e parë të mandatit qeverisës e kemi shprehur qartë që programi i Rilindjes Urbane dhe prioriteti që duam t’i japim turizimit është kryefjalë në qarkun e Gjirokastrës, sidomos në qytetin e Gjirokastrës do të ishim sy e vesh qëçdo gjë që nga eksperienca juaj, nga praktika juaj, qoftë edhe nga eksperienca negative të dalë në pah dhe ta trajtojmë si priroritare në interes të komunitetit dhe biznesit”, u shpreh znj. Kumbaro.

Përfaqësuesit e biznesit në këtë takim ngritën shqetësimet me të cilat përballen në aktivitetin e përditshëm të tyre, që lidheshin kryesisht me problematika në dogana.

Përfaqësuesi i biznesit: Duhet ndryshuar ligji i prokurimeve publike. Me qëllim që, për disa shërbime të vogla, nuk kapse kompani të tjera jashtë rretheve vijnë dhe marrin pjesë në prokurime, paratë që janë për Gjirokastrën.

Përfaqësuesja e biznesit: Problemi që ne kemi hasur më shumë është me zhdoganimet. Ne importojmë shumë mallra nga jashtë dhe zhdoganimi nuk mund të bëhet në Kakavijë. Vjen malli nga Turqia, në Kakavijë dhe pastaj duhet të shkojë në Fier se nuk e di kodet nuk janë të hapura. Kjo për mua është kosto. Ka tranzitin dhe agjencitë që duhet të paguajmë.

Përfaqësuesi i biznesit: Referenca në dogana, nuk duhet të ekzistojë referenca në dogana. Unë vij me faturë të rregullt.

Përfaqësuesi i biznesit: Juve të verifikoni të gjitha prodhimet, fabrikat, minifabrikat vendase, të produkteve që prodhojnë  në Shqipëri se jemi një damar i fuqishëm i punësimit. Unë prodhoj bojra, importojmë bojra nga jashtë, nëse unë filloj me minus rrogat për 50 punonjës, plus sistemin e shpërndarjes me 160 dyqane, ai i importit ka vetëm 5 veta, ekonomist, sekretar, menaxher, shofer.  Ky problem ështe tek ne prodhimet vendase. Nëse blehet ne Greqi 5 euro, ai e shënon tek  diferenca 7 euro dhe në këtë moment ne goditemi.

Përfaqësuesit e biznesit kanë vlerësuar këtë mundësi për të shprehur hapur problematikat e tyre dhe sugjerimet se si mund të përmirësohet të bërit biznes në Gjirokastër në vijim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?