Çuçi: Më 25 qershor PS merr duartrokitje jo shuplaka

I ftuar në emisionin ‘E diell’ në Top Channel, përballë Adi Krastës, ish-ministri i Çështjeve Vendore, njëkohësisht kreu i listës së PS në qarkun e Gjirokastrës, Bledi Çuçi u shpreh i bindur se jo vetëm banorët e Gjirokastrës, por edhe të mbarë Shqipërisë do të votojnë më masivisht se në 2013 për Partinë Socialiste, pasi tashmë sipas tij e dinë dhe e kanë parë se është vetëm kjo forcë politike ajo që mund të bëjë vërtettë shtet.

Çuçi e ka vlerësuar disi të vështirë qarkun që atij i është besuar për ta drejtuar në këtë fushatë vetëm për faktin se ka një numër të vogël votuesish, por nga ana tjetër rikujtoi se Gjirokastra është një nga qarqet që ka votuar më së shumti dhe masivisht majtas. Çuçi e ka vlerësuar si një arritje shumë të rëndësishme marrëveshjen Rama-Basha, që nxori opozitën nga çadra dhe i hapi rrugë zgjedhjeve me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike, por sipas tij nga pikëpamja personale politike, Luzlim Basha ka dalë më i humburi nga kjo marrëveshje.

Sa i përket mundësisë që do të ketë PS për të marrë po aq mandate sa në zgjedhjet e shkuara të përgjithshme, apo të ashtuquajturat 1 mln shuplaka të përdorura shpesh në formë proagande nga ana e kryeministrit kundër opozitës, Çuçi tha se 1 mln shuplakat i përkisnin koalicionin PS-LSI, ndërsa shprehu  bindjen se në këto zgjedhje PS do të marrë shumë më tepër se në 2013, jo shuplaka, por duartrokitje, sipas tij për sukseset e qeverisë së majtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?