Çuçi: PS e vetmja forcë transformuese për Këlcyrën dhe Shqipërine
Kryesuesi i listës së Partisë Socialistë për qarkun e Gjirokastrës, Bledi Çuçi zhvilloi sot një takim me të rinjtë e FRESSH në Këlcyrë. Gjatë takimit, ai vuri theksin te rëndësia e vijimit të reformave shtetformuese, si e vetmja rrugë që e çon Shqipërinë drejt Bashkimit Europian.
“U desh të vinte PS në vitin 2013 që të rilindë edhe njëherë këtë shpresë të madhe të Shqipërisë dhe shqiptarëvë. Ju i keni ndjekur në këto vite të fundit të gjitha përpjekjet që ka bërë qeveria e PS me Kryeminsitrin Rama për të bërë reformat shtetformuese shumë të rëndësishme që janë parakusht për të hyrë në BE dhe me një këmbëngulje të jashtëzakonshme kemi arritur të hedhim hapat e parë.
Kemi demonstruar se dimë të bëjmë shtet, kemi bërë reforma, si reformën territoriale, reformën në arsim, reformën e pensioneve, të gjitha këto shumë të rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë dhe së fundmi me këmbëngulje po fillojmë të implementojmë edhe reformën në drejtësi.
Pa reformë në drejtësi nuk mund të ketë një shtet shqiptar të denjë për të qenë në Europë.”
Më tej, kandidati Çuçi bëri kontrast midis afërsisë gjeografike midis Këlcyrës dhe BE dhe hendekut të zhvillimit, duke theksuar se Partia Socialiste është e vetmja forcë politike që mund ta kapërcejë këtë barrierë.
“Ju në Greqi besoj keni qenë, sepse jeni edhe shumë afër, dhe ju e ndjeni dhe e shihni sa kaloni kufriin se ai është një vend ndryshe nga Shqipëria. E dini pse? Sepse ajo është në Europë. Greqia nuk ka qenë kjo që është sot, është bërë kjo që është sot, sepse është pjesë e një familje që garanon disa standarde.
Shihni ato kufij dhe mendoni sa afër jemi ne në Shqipëri, pranë këtij realiteti. Jemi aq afër, sa po ta përktheja në ditë, jeni vetmë 30 ditë larg Europës, sepse në 25 Qershor, çdo aspiratë e juaja dhe e prindërve tuaj do bëhet realitet brenda një harku të disa viteve.
Kjo është ajo që duam për Shqipërinë . Ne socialistët ketë nuk e themi për retorikë por e themi bazuar në gjithçka kemi bërë në këto vite.”
Në fund, ai shpreh se reforma territoriale, duke e kthyer Këlcyrën në Bashki më vete, ka bërë të mundur thithjen e investimeve transformuese për qytetin dhe gjithashtu deklaroi se gjatë mandatit të dytë do të nisë projekti i rilindjes rurale, me fokus rehabilitimin e fshatrave shqiptar.
“Në 3 vite ne kemi transformuar si pjesë e rilindjes urbane, gjithë Gjirokastrën dhe po e shini si po transformohet Këlcyra. Këlcyra, nga një vend tranzit për turistët që shkonin në Përmet apo Korçë, ku autobuzi e ulte shpejtësinë vetëm për shkak të gropave të rrugës dhe jo për soditur pamjen, sot po e shihni si po ndryshon dita ditës.
Projekti i rehabilimit të fasadave dhe projekti i madh i bërjes shtet të Shqipërisë dhe Këlcyrës, ku më në fund do të ketë kupim edhe Këlcyra si qytet, pasi deri tani nuk ka një shesh ku të mblidhen dhe ndjehen qytëtarët.
Ndaj, e vemtja rrugë për të shkuar në Europë është që PS të jetë në qeveri pas 25 Qershroit, ndryshe do tw kthehemi tek govata e PD, që keni këtu në Këlcyrë, e cila u nis për shatërvan dhe përfundoi në govatë. Ky ishte gjithë investimi i PD gjatë gjithë viteve në qeverisje.”
KOHA JONË SONDAZH

