Daçiç kërcënon Perëndimin: Iku, tani mbaroi o të paturp, ju e hapët Kutinë e Pandorës

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç në krah të zëdhënëses së Jashtme të Rusisë, ka lëshuar një mesazh të fortë për të gjithë ata ndërkombëtarë që janë kundër idesë së rishikimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.

“Ata që kufijtë tanë i shkatërruan, ata të cilët na bombarduan, tani bëhen të gjallë dhe thonë që s’ka më ndryshim kufijsh. A e hapët Kutinë e Pandorës, iku tani mbaroi nuk ka më, nuk keni më gojë të flisni. Si nuk ju vjen turp. Ca është kjo hipokrizi”, është shprehur ministri i Jashtëm i Serbisë.

Por Ivica Daçiç nuk është ndaluar në deklaratat e tij kërcënuese, pasi në krah kishte zv/ministren e Jashtme të Rusisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo ka lidhje edhe me Maqedoninë e njohën pavarësinë e Kosovës dhe tani thonë s’ka ndryshim kufijsh. Po ca është kjo kur të vjen rreziku në derë thoni që s’ka ndryshim kufijsh?”, ka thënë gjatë fjalës së tij, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç. /syri.net

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?