FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Dako: E vërteta e përballjes me Grida Dumën

 

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar pas lajmit të publikuar në faqen Facebook të rivales Grida Duma, sipas të cilës ai refuzoi një përballje publike. Dako sqaron se ai mori pjesë sipas axhendës në takimin me shoqatën e kontabilistëve të qytetit dhe se ka qenë rivalja Duma që ka ardhur me vonesë dhe se ai është larguar sipas axhendës së parashikuar dhe jo për të shmangur ndonjë përballje me të. “Kam respektuar ftesën e miqve dhe bashkëqytetarëve të mi kontabilistë, duke qenë i pranishëm në aktivitetin e organizuar për prezantimin e programit zgjedhor në orën 10:00 të mëngjesit, ashtu siç ishte parashikuar në ftesën përkatëse. Theksoj se, ftesa (shih bashkëlidhur) ka qenë për takim në orën 10:00 për ballafaqimin e alternativave të kandidatëve për bashkinë e Durrësit. Gjithësesi, kam bashkëbiseduar me ta deri në orën 10:40, kohë kur ka hyrë në sallën e takimit kandidatja për rivale, kur praktikisht, takimi po përfundonte, ndërkohë që takimi im i rradhës ishte në orën 11:30 në zonën e Ishmit. Dëshiroj të theksoj gjithashtu, se kandidatja për rivale ka kërkuar ndjesë publikisht për vonesën, duke u justifikuar me harresën e orarit të planifikuar (!!!), në një kohë kur stafi i saj ka qenë i pranishëm dhe i përpiktë që në fillim të takimit. Pasi u jam përgjigjur edhe pyetjeve të fundit të bashkëbiseduesve dhe pas falënderimit nga organizatorët e takimit në përmbyllje të prezantimit të platformës sime, jam larguar për të vijuar me takimet e mia ditore me zgjedhësit, duke e lënë të lirë kandidaten për rivale të diskutojë dhe prezantojë alternativën e saj për të pranishmit” thuhet në reagimin e Dakos. Ai ka hedhur poshtë edhe deklaratën e bërë nga Duma për mungesën e saj në debatin e mbrëmshëm në emisionin e gazetarit Alban Dudushi, duke thënë se pretendimet e saj se nuk u lejua të shfaqte disa video, janë qesharake dhe të pavërteta. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?