Dako rrëzon Ramën: Avdylajt simpatizantë dhe votues të PS

Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako deklaroi sot në “Opinion” se Avdylajt kanë qenë votues dhe kandidatë të PS.

“Ne nuk duam të humbim asnjë vote, ndaj ju kam hapur telefonin dhe ju kam thene “po po, do e shohim”. Nuk jam as prokuror, as drejtues policie. Une hap cdo telefonate. Nuk e kam njohur kurre Astrit Avdylin fizikisht deri ne vitin 2016. Mbas ketij viti e kam njohur si shume njerez ne ate qytet. E dija qe ka qene i denuar. Nuk ka qene pjese e stafit elektoral, thjesht simpatizant i shpallur i PS. Nuk është anëtar organizate, por simpatizant i PS”,- tha Dako.

Ndërkohë po sot, në një intervistë për “Real Story” në “Vizion Plus”, Rama deklaroi se Avdylajt kanë qenë votues të PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo ka qenë një vendimmarrje në bashkëpunim me Vangjushin që i erdhi shpirti në majë të hundës për gjithë këtë situatë. Kemi bërë një vlerësim të të gjitha gjërave dhe vetë ai e ka pasur edhe këtë shqetësim sepse u bë tabelë qitje për diçka sipas tij është inskenim mbi bazë muhabetesh. Ka lidhje me një proces fushate në një zonë të caktuar ku këta njerëz që sot janë prapa hekurave kanë qenë historikisht në shërbim të Partisë Demokratike”,- tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?